Home ShowBiz U puth me ishin- e mikeshës së saj, Emily Ratajkowski përpiqet t’i kërkoj falje Olivia Wilde
U puth me ishin- e mikeshës së saj, Emily Ratajkowski përpiqet t’i kërkoj falje Olivia Wilde
0

U puth me ishin- e mikeshës së saj, Emily Ratajkowski përpiqet t’i kërkoj falje Olivia Wilde

0
0

Emily Ratajkowski është penduar dhe po i kërkon falje Olivia Wilde pas puthjes pasionante me Harry Styles.

Emily Ratajkowski po “i lutet” për falje shoqes së saj Olivia Wilde, thotë një burim për Page Six, pasi videoja e modeles duke u shoqëruar me ish-in e Wilde, Harry Styles, u bë tepër virale.

Gjatë fundjavës, Daily Mail publikoi një video të fituesit të Grammy dhe modeles duke shkëmbyer puthje pasionante në rrugë në Tokio.

Një burim na thotë se Wilde dhe Ratajkowski prej kohësh janë mikesha dhe se kjo është një pabesi e Emily ndaj shoqes së saj.

“Kjo është një tradhti,” thotë burimi.

Vetëm disa javë më parë, Wild dhe Ratajkowski u fotografuan së bashku në ceremoninë e Oscars Vanity Fair 2023, më 12 mars.

Gjithashu qershorin e kaluar, Wilde dhe modelja u ulën pranë njëra-tjetrës në seksionin VIP në koncertin e Styles në Paris, ku u panë duke kërcyer së bashku.

Linku: https://pagesix.com/2023/03/27/emily-ratajkowski-begging-olivia-wildes-forgiveness/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce_-ot-sPBd/?utm_source=ig_web_copy_link