Home Sport Aksidentohet Cristiano Ronaldo, zbulohen detajet e ngjarjes
Aksidentohet Cristiano Ronaldo, zbulohen detajet e ngjarjes
0

Aksidentohet Cristiano Ronaldo, zbulohen detajet e ngjarjes

0
0

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez ndodhen në ishullin Mallorca duke shijuar pushimet me familjen dhe disa miq.

Çifti ka kalur disa ditë të lumtura, megjithatë java nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për ta.

Burime pranë revistës “Hola”, bënë të ditur se një nga veturat e futbollistit është përfshirë në një aksident në të cilin fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, mëngjesin e kësaj të hëne ku sipas burimeve të afërta, personi që drejtonte Bugattin ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar duke u përplasur me derën e hyrjes së një kantieri të qytetit.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar patrulla të Gardës së Trafikut Civil dhe Policisë Vendore.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka patur të lënduar.

Ende nuk është konfirmuar nëse futbollisti ishte duke e drejtuar vetë automjetin apo ka qënë ndonjë i afërm i tij.

Ashtu siç pritej, aksidentimi i futbollistit ka krijuar zhurmë për banorët e zonës.

Automjeti në fjalë,  është një makinë e nivelit të lartë dhe çmimi i saj varion nga 1.5 deri në 2 milionë euro.

Linku: https://www.hola.com/actualidad/20220620212116/cristiano-ronaldo-georgina-rodriguez-susto-coche/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWdrBG_gHEp/