Home Sport Parashikimi i motit, 20 Mars 2024
Parashikimi i motit, 20 Mars 2024
0

Parashikimi i motit, 20 Mars 2024

0
0

Sipas MeteoAlb, si pasojë e masave ajrore me origjinë veriore dhe verilindore; Shqipëria paraqitet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dytë të ditës do të mbetet me të njëjtat kushte të qëndrueshme  meteorologjike ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e mesatarisht me  shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

Linku: https://tvklan.al/parashikimi-i-motit-20-mars-2024

Foto:Freepik.com

tags: